Më 13 Dhjetor 2018, Agjensia Rajonale e Zhvillimit, në bashkëpunim me organizatën lider, Qëndra për Promovimin e Konkurueshmërisë, organizuan një Takim Konsultativ me temë “Mjedisi ligjor në sektorin e Ndërmarrjeve Sociale: gjetjet dhe sfidat’’ në kuadër të Projektit me titull “Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile për të zhvilluar Ndërmarrje Sociale” financuar nga Bashkimi Evropian.
Projekti synon të inkurajojë dhe mbështesë Organizatat e Shoqërisë Civile, të interesuara për të hapur apo fuqizuar Ndërmarrjet Sociale, si iniciativa të reja që ndihmojnë vetë organizatat për të siguruar një stabilitet më të qëndrueshëm financiar në shërbim të misionit të tyre social.http://ccp.al/portfolio/develop-social-enterprises-albania/