Takim Konsultativ me OSHC-të në Vlorë

Agjencia Rajonale e Zhvillimit Tiranë, organizoi veprimtarinë për lançimit e Projektit me titull “Erasmus Për Sipërmarrësit e Rinj”, financuar nga Bashkimi Europian.
June 30, 2018
EU
June 25, 2020
Të enjten më 25 Tetor 2018, Agjensia Rajonale e Zhvillimit, në bashkëpunim me organizatën lider, Qëndra për Promovimin e Konkurueshmërisë, organizuan një Takim Konsultativ me temë “Mjedisi ligjor në sektorin e Ndërmarrjeve Sociale: gjetjet dhe sfidat’’ në kuadër të Projektit me titull “Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile për të zhvilluar Ndërmarrje Sociale” financuar nga Bashkimi Evropian.

Projekti synon të inkurajojë dhe mbështesë Organizatat e Shoqërisë Civile, të interesuara për të hapur apo fuqizuar Ndërmarrjet Sociale, si iniciativa të reja që ndihmojnë vetë organizatat për të siguruar një stabilitet më të qëndrueshëm financiar në shërbim të misionit të tyre social.

Ky takim konsultativ u zhvillua në kuadër të vlerësimit të situatës ekzistuese mbi mjedisin ligjor me synim evidentimin e sfidave, vështirësive, problematikave kryesore si dhe mundësive për operimin e Ndërmarrjeve Sociale në Shqipëri.