SIVET UNDP

PMU METE, PROGRAMI ITALIANO-SHQIPTAR MBI ZHVILLIMIN E NVM-ve
21 Mars, 2018
OFSA
21 Mars, 2018

Projekti:Identifikimi i stakeholder-ave te sektorit privat në qarqet e Fierit, Elbasanit dhe Lezhës.

Objektivi: Sensibilizimi i sektorit privat në skemat ekzistuese që promovojnë trajnimin e grupeve të margjinalizuara; promovimi i praktikave CSR për të lehtësuar ndërgjegjësimin mbi integrimin në tregun e punës së grupeve të përjashtuara sociale; identifikimi nëse CSR është aplikuar dhe kontribuon për të rritur performancën e kompanive dhe ndikimin pozitiv për komunitetin, stakeholder-at (stafi, shoqëria, mjedisi, media etj.)

Implementimi i projektit: Ekspertet e ARZH-se kane punuar per:

Kryerjen e nje mapping te stakeholder-ave private ne tre rajone te ndryshme (p.sh. dhoma e tregtise, ndërmjetësit e sektorit privat, zyrat rajonale të punës, dhe bizneset kryesore) per te identifikuar nëse CSR është aplikuar dhe kontribuon për të rritur performancën e kompanive dhe ndikimin pozitiv për komunitetin, stakeholder-at (stafi, shoqëria, mjedisi, media etj). Kjo perfshin identifikimin e tre praktikave me te mira CSR ne keto rajone. Duke u bazuar ne keto rezultate, ARZH identifikoi zonat kryesore per nderhyrjen dhe permiresimin e CSR ne biznes.

Vleresimin e nivelit te interesit dhe perkushtimit te stakeholder-ave ne keto tre rajone per te kontribuar ne menyre thelbesore ne tryezen e rrumbullaket. ARZH asistoi UNDP ne identifikimin dhe ftesen e pjesemarresve me te pershtatshem per kete tryeze te rrumbullaket, përcaktimin e procesit, hartimin e axhendës dhe metodologjisë për kete tryezë.

Lehtësimin e tryezave të rrumbullakëta duke formuluar dhe vërtetuar rekomandimet nga pjesëmarrësit.

Hartimin dhe dorëzimin e raportit final mbi hartën CSR në tre rajonet e përzgjedhura dhe sintezën e tryezës së rrumbullakët.