Projekti:Plani i Biznesit dhe plani i zhvillimit te kompanise; Trajnimi dhe konsultimi i stafit te shitjeve te Kuro Zagori Ltd.
Objektivat: Qëllimi i këtij studimi është që ti ofrojë kompanisë një ekspertizë profesionale për hartimin e një plani kompleks biznesi për fermën blegtorale si dhe per fabriken e re e përpunimit të qumështit. Kompania duhet të arrijë në përmirësimin e performancës së saj në treg, rritjen dhe konsolidimin e prodhimit sipas standardeve të BE-së, duke siguruar një menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore në këtë sipërmarrje komplekse (fabrika e përpunimit të qumështit dhe ferma e dhive, deleve dhe lopëve).
Implementimi i projektit: Plani i Biznesit konsiston në (i) ngritjen e një fabrike të re të përpunimit të qumështit me një kapacitet ditor prej 10.000 litra dhe (ii) krijimin e një fermë blegtorale prej 500 dele, 500 dhi dhe 100 lopë të cilat do të sigurojnë rreth 60 për qind të qumështit. Natyrisht, janë studiuar me kujdes kapacitetet optimale të përpunimit, potencialet e rritjes si rezultat i përmbushjes së lëndëve të para si qumështi (afërsisht 60% nga ferma blegtorale, si dhe pjesa tjetër e 40% nga fermerët e zonës Cajup në Gjirokastër). Nëpërmjet analizave të thella të veprimtarisë aktuale dhe planit për të ardhmen e afërt i është sugjeruar kompanisë që të ndermarre veprimet e mëposhtëme:
Trajnim të mëtejshëm dhe të vazhdueshëm për menaxhimin e biznesit
Rekrutimin e stafit për dy njësitë e reja si fabrika dhe ferma blegtorale
Fushatë promovimi etj