Projekti:Cilësia e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm, kanalizimeve dhe të energjisë
Objektivat: Objektivi është për të marrë një vlerësim të detajuar të mendimit që qytetarët kanë për shërbimet e furnizimit me ujë, të shërbimit të kanalizimeve dhe furnizimit me energji elektrike.
Implementimi i projektit: Rrjeti ARZH ka organizuar gjashtë tryeza të rrumbullakëta me grupe fokus në qytetet e Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Elbasanit, Vlorës dhe Pogradecit. Janë përgatitur 6 raporte me gjetje dhe sugjerime për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve për ujë dhe energji elektrike.
Partnerët: ISB, ARZH Tirane dhe ARZH Fier