ARD/USAID

IAP- ITALIAN ALBANIAN PROGRAM FOR SMES
21 Mars, 2018
IAP – ITALIAN ALBANIAN PROGRAM FOR SMES
21 Mars, 2018

Projekti:Përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe rritja e bazës së tatimpaguesve nëpërmjet krijimit të shoqatave të biznesit të vogël që do mbrojnë interesat e biznesit në Lezhë, Fushë Krujë dhe Shkodër.

Objektivat: Ndërtimi i kapaciteteve të Shoqatave të biznesit të vogël si avokatë profesionistë dhe si ofruesit e shërbimeve. Shoqatat e biznesit të vogël duhet të regjistrohet në Gjykatën e Tiranës, të trajnojnë anëtarët e bordit dhe anëtarët e shoqatës për ngritjen e kapaciteteve dhe menaxhimin e shoqatës. Mbrojtja e interesave te bizneseve të vogla në Korçë, sidomos kundër konkurrencës së pandershme. Identifikimi i bizneseve që nuk janë të regjistruara dhe regjistrimi i tyre në sektorin formal.

Implementimi i projektit: Nëpërmjet këtij projekti janë bërë këto veprime: diagnostikimi dhe analiza e politikave që lidhen me bizneset e vogla në Lezhë dhe Fushë Krujë, një sondazh për të kuptuar situatën dhe nevojat për krijimin e shoqatës biznesit të vogël; identifikimi i anëtarëve të bordit dhe anëtarëve të tjerë, përgatitja e dokumenteve te regjistrimit dhe ndihmë me regjistrimin e shoqatës; trajnimi i anëtarëve të Bordit dhe anëtarëve të shoqatës nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve dhe strategjisë se zhvillimin për shoqatën, monitorimi i ndryshimeve të klimës së biznesit, ndihmesa e anëtarëve për të kuptuar reformat, monitorimi i ndryshimeve te klimës së biznesit dhe komunikimi i tyre tek pjesëtarët e tjere; shprehja e shqetesimeve te sektorit privat dhe krijimi i një bazë për ndryshim.

Partnerët: ARZH Tirane dhe ARZH Korce