SOROS ALBANIA

TACT
21 Mars, 2018
MADA
21 Mars, 2018

Projekti: Ngritja e kapaciteteve të aksionereve lokalë të Rajonit te Gjirokastrës dhe Sarandës për hartimin e projektit te aplikimit në IPA – EU

Objektivat: Vlerësimi i prioriteteve kryesore të rajonit për zbatimin e strategjive dhe politikave të mbështetura nga rezultate të matshme dhe objektivave për të aplikuar për fondet e IPA. Nxitja e kapaciteteve të institucioneve lokale përmes një programi të trajnimit të bazuar në nevojën për të ngritur fonde nga IPA

Implementimi i projektit: U zhvilluan 6 kurse trajnimi në Gjirokastër dhe Sarandë. Gjashtë koordinatorët lokalë kanë mbështetur ARZH Tirane për të krijuar dy ekipe të ekspertëve (7 veta në Gjirokastër dhe 5 ne Sarande) për finalizimin e tri projekteve potenciale për thirrjen e ardhshme të BE-së për propozime. U hartua nje program per ndërtimin e kapaciteteve të ekspertëve vendorë me qëllim hartimin e propozimeve bazuar në standardet e BE-se. Përmes projektit u zhvilluan ura të reja të bashkëpunimit mes Bashkisë se Sarandës e Gjirokastrës. Këta ekspertë do të jenë në gjendje të identifikojnë problematika te mundshme për t’u kthyer në idenë e projektit, përgatitjen dhe zhvillimin e projekteve cilësore për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit të tyre.

Partnerët: ARZH Vlore & Gjirokaster, Bashkite e Gjirokastres & Sarandes, Universiteti i Sarandes, Fondacioni i Zhvillimit dhe Monitorimit te Infrastrukturës, Shoqeria Civile dhe ajo e Mjedisit ne Gjirokaster