Projekti:Matja e performances se shërbimeve qe qeveria lokale i mundëson komunitetit ne pajtim me strategjitë e vendosura per nje permiresim ne adresimin e problemeve specifike qe dalin nga pjesëmarrja e komunitetit ne vendim marrje
Objektivat: Te mase shkallen e kenaqesise se qytetareve ne kualitetin dhe shumellojshmerine e shërbimeve te qeverive lokale; te mundësoje qe komuniteti te adresoje nevojat e tyre kryesore qe kërkojnë ndërhyrje te qeverise lokale; te ndihmoje qeverinë lokale te kuptoje cilësinë e ndërhyrjeve te mëparshme dhe te planifikoje ndërhyrje strategjike ne sektorë specifike qe sipas kërkesave te palave te interesuara; pjesëmarrja qytetare ne vendim marrje dhe transparence reciproke tregon zhvillim
Implementimi i projektit: U krijuan dy grupe pune ne bashkepunim me stafet e bashkive te Kavajes dhe Lushnjes. Grupet diskutuan dhe vendosen per pyestesorin qe do te perdorej nga intervistuesit ne terren, sasia dhe interpretimi i të dhënave të anketës në bazë të rajoneve dhe gjinisë. U zhvillua nje studim dhe rezultatet ju raportuan stafit të secilës komunë. Përfaqësuesit e komunave te Kavajes dhe Lushnjes morrën raportin dhe rane dakort që ky material do të shërbejë si një udhëzues për të përmirësuar shërbimet për qytetarët.
Partnerët: ARZH Tirana dhe ARZH Fier