Projekti:Liberalizimi dhe promovimi i tregtise
Objektivat: Krijimi i një kuadri mbështetës për ofruesit e shërbimeve të biznesit në mënyrë që të sigurohet një përmirësim i qëndrueshëm i cilësisë së tyre. Ne kete menyre, keto biznese më pas duhet të përfitojnë dhe të kontribuojnë në përafrimin e standarteve të menaxhimit të biznesit me standartet e BE-së.
Implementimi i projektit: U hartua një studim për themelimin e Shoqatës së Ofruesve të Shërbimeve të Konsulencës (Association of Consultancy Services Providers – ACSP) në Shqipëri. Analiza ka treguar se ekziston nevoja për një ekip të plotë dhe të besueshëm të trajnuesve dhe konsulentëve të organizuar në një shoqatë të ofruesve të shërbimeve të biznesit. Për këtë arsye u organizua një fushatë identifikimi e konsulentëve dhe trajnerëve dhe u be thirja e tyre përpara themelimit juridik të shoqatës. Studimi mbuloi temat si më poshtë: shqyrtimi i profilit te ofruesve aktuale të shërbimit të konsulencës në treg, prirjet e zhvillimit të tregut; analiza e portofolit të shërbimeve nga ofruesit e konsulencës(për subjektet dhe individët); diagnoza e segmentimit të tregut të konsulencës; snapshot of SME management training/capacity building needs; identifikimi i një grupi te specializuar me trajnuesit dhe konsulentet me te afte, anëtarët potencial të kesaj shoqate.
Partnerët: ARZH Tirane, Albinvest