Projekti: Industria e turizmit si një mundësi për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social të rajonit të Vlorës
Objektivat: Objektivat e projektit ishin: (i) identifikimi dhe trajnimi i bizneseve turistike të Vlorës dhe Sarandës që mund të shërbejnë si modele të industrisë së turizmit në bregdetin jug-perëndimor të Shqipërisë, (ii) Identifikimi i numrit te hoteleve dhe bareve që janë në bashkëpunim me keto agjenci turistike dhe çfarë ndikimi do te kete zbatimi i kësaj nisme reciprokisht të dobishme.
Implementimi i projektit: U krye një sondazh me një kampion prej 60 bizneseve turistike. U hartuan 6 kurrikula të trajnimit në 2 paketa duke synuar përmirësimin e koncepteve të shërbimeve në fushën e turizmit.U organizuan 12 seanca trajnimi në lidhje me keto tema: Cilësia e standardeve të shërbimeve dhe e operatorëve turistikë, teknikat e shitjes dhe art i negociatave, aftësitë komunikuese, trajtimi i klientit, menaxhimi i kohës, marketingu dhe promovimi i turizmit, etj.U organizuan seminare praktike për të stimuluar kërkesën per kredidhënie bankare. U trajnuan 100 biznese turistike në këtë zonë për të përmirësuar sherbimin e tyre. U organizuan 4 vizita tek operatorët me të suksesshem të biznesit ne kete zone në mënyrë që të krijohej një model për të ndarë përvojat dhe praktikat më të mira.
Partners: ARZH Tirane dhe Vlore