Projekti: “IRI KfW: Studim mbi Vlerësimin e Ndikimit Ekonomik të 9 dosjeve të projekteve infrastrukturore në zonat bregdetare të Qeparoit, Borshit, Piqerasit dhe Lukovës”, IRI, KfW, 2021.
Qëllimi:
Projekti për Zhvillimin e Integruar Rajonal, i financuar nga Qeveria Gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), mbështet Qeverinë e Shqipërisë në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës në rajonet e Korçës dhe Vlorës, përmes ofrimit dhe përmirësimit të infrastrukturës bashkiake, me fokus të veçantë në infrastrukturën e lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Programi i investimeve përfshin ndërhyrje në qendrat urbane, si dhe në zona rurale plotësuese me vlera kulturore dhe/ose natyrore, të cilat kontribuojnë në zhvillimin dhe profilin turistik të këtyre rajoneve. Gjithashtu, programi mbështet forcimin e infrastrukturës që kontribuon në zhvillimin e sektorit privat, përfshirë industrinë përpunuese dhe bujqësinë.
Programi synon nxitjen e krijimit të vendeve të punës në zonat e përfshira, përmes promovimit të turizmit të qëndrueshëm të bazuar në potencialet lokale dhe/ose zhvillimit të sektorit privat, nëpërmjet investimeve në infrastrukturën bashkiake. Në këtë mënyrë, programi kontribuon në forcimin e zhvillimit ekonomik dhe në rritjen e punësimit në rajonet e synuara.
Objektivi :
Objektivi i detyrës është të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik rajonal dhe krijimin e vendeve të punës në rajonet e Korçës dhe Vlorës, përmes forcimit të infrastrukturës bashkiake, promovimit të turizmit të qëndrueshëm dhe mbështetjes së zhvillimit të sektorit privat, veçanërisht në zonat rurale dhe në territoret me rëndësi kulturore dhe/ose natyrore.