OSCE & Embassy of Canada

PLGP USAID
21 Mars, 2018
PMU METE, PROGRAMI ITALIANO-SHQIPTAR MBI ZHVILLIMIN E NVM-ve
21 Mars, 2018

Projekti:Praktikat CSR dhe sfidat e kompanive ekstraktuese në Shqipëri.

Objektivi: Përgatitja e një raporti mbi situatën e statusit te CSR në industritë nxjerrëse. Raporti do të përgatitet nga dy ekspertë vendas (ARZH dhe një i pavarur) dhe duhet te mbuloje kompanite me te medha ekstraktuese (naftës, gazit dhe minierave, çimentos dhe hidro) që operojnë në Shqipëri.

Implementimi i projektit: Hulumtimi i kryer nga dy konsulentë, Irena Gribizi dhe Ilir Rembeci, gjatë periudhes nëntor-dhjetor 2012 u fokusua në tetë kompanitë kryesore ndërkombëtare dhe vendase qe operojnë në katër sektorët me thelbësorë te ekstraktimit: nafta dhe gazit, minierat, prodhimi i çimentos si dhe hidrocentralet. Konsulentët kanë bashkëpunuar ngushtë me kompanitë e përzgjedhura nga industritë nxjerrëse, ministritë përkatëse të linjës, njësitë përkatëse të qeverisjes vendore, OJQ-të përshtatshme si dhe projektet e donatorëve në vend.

Detyrat e caktuara u realizuan duke ndjekur metodologjinë e punës, siç përshkruhet më poshtë: kryerja e hulumtimit ne tavolinë, hartimi i pyetësorëve, përgatitja e samplit të të intervistuarve, takime dhe intervista një-për-një, mbledhja dhe shkrimi i raportit.