IAP – ITALIAN ALBANIAN PROGRAM FOR SMES

ARD/USAID
21 Mars, 2018
ILO, NES ALBANIA
21 Mars, 2018

Projekti:Ndërtimi i një Sistemi Informativ për SME-të në Shqipëri, mbështetur ne Departamentin e Politikave te konkurrencës ne METE në aktivitetet e saj për rritjen e SME-ve inovative në Shqipëri

Objektivat: Objektivi i studimit është mbledhja dhe analizimi i të dhënave në lidhje me konkurrencën e sektorit industrial të Shqipërisë dhe të prodhimit të SME-ve në veçanti, si dhe identifikimi/ ndërtimi i treguesve te përshtatshëm për të matur aftësinë e SME-ve për të konkurruar në tregjet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Studimi do te adresoje faktore te brendshem dhe te jashtem qe ndikojne ne performancat e SME-ve.

Implementimi i projektit: Janë analizuar një sërë treguesish si: disponueshmëria e forces së punës (të kualifikuar dhe të pakualifikuar), produktiviteti, teknologjia e miratuar, aksesibiliteti i infrastruktures, aksesi i kredive, aksesi në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare, stimujt dhe mbështet institucionale të dhëna në tregun shqiptar. Të dhënat relevante janë mbledhur nëpërmjet intervistave me një grup prej 100 SME për të matur deri në çfarë mase janë plotësuar treguesit e lartpërmendur. Kjo do të sigurojë treguesit kryesorë për ndërhyrje efektive në të ardhmen dhe për vlerësimin se sa efektive kanë qenë SME-te në arritjen e objektivave të tyre. Sondazhi vuri në shënjestër SME-te e tre rajoneve për fazën fillestare: Shkodra, Tirana dhe Durresi. Anketa gjithashtu mori parasysh ndarjen gjinore të sektorit të biznesit, duke qenë kështu në gjendje të shtoje një perspektivë gjinore për gjendjen e përgjithshme në rajonet e anketuara.

Partneret: ARZH Tirane, PMU, Italian Cooperation dhe METE