Projekti:Ofrimi i një paketë të plotë të shërbimeve të IAP për SME-te
Objektivat: Ofrimi i një ndihmë të plotë teknike për SME-të si huamarrës potencialë që synojnë këshilla të qëndrueshme para, gjatë dhe pas marrjes së kredisë. Kjo do të bëhet përmes ndërtimit të indicators system measurements, të përcaktimit të burimeve të informacionit dhe te mbledhjes dhe të raportimit tek METE.
Implementimi i projektit: ARZH ka organizuar gjashtë tryeza të rrumbullakëta me bizneset, Dhoma e Tregtisë, bankierë & përfaqësuesit e IAP dhe diskutoi në një mënyrë shumë praktike hapat që bizneset duhet të ndjekin për të fituar asistencë teknike për SME-të, të tilla si konsultimi para, gjatë dhe pas përgatitjes së planit te biznesit të bankave të partnerit të programit. U ndihmuan/konsultuan për përgatitjen e planeve te tyre te biznesit rreth 20 biznese dhe u paraqitën më shumë se 50 SME në procesin e tyre të aplikimit.
Partnerët: Rrjeti ARZH, PMU dhe Italian Cooperation.