Projekti:“Përgjegjësia e përbashkët sociale (Corporate Social Responsibility – CRS) 2007” si nje pjese e South East Europe Initiatives Under Stability Pact
Objektivat: Përgjegjësia social konstaton se nje biznes i qëndrueshëm mund te arrihet vetëm nëse aspektet sociale dhe mjedisore merren ne konsiderate dhe implementohen ne aktivitetet e biznesit.
Implementimi i projektit: CSR është një instrument që bën te mundur një sukses ekonomik dhe gjeneron një situatë fitimprurese për të gjithë aktorët e përfshirë. Ne kete prjekt u ftuan disa kompani shqiptare për të aplikuar për Çmimin 2007 dhe u hap procesi i aplikimit. Hapi i parë ishte plotesimi i pyetësorëve për kompanitë. Të gjitha materialet e aplikimit dhe të dhënat e ofruara ishin rreptësisht konfidenciale dhe aplikimet u vlerësuan vetem nga juria e Award CSR.Është përgatitur një listë prej 500 kompanive dhe janë dërguar pyetësorë në 400 prej tyre me e-mail. Përdorimi i rrjetit ARZH ishte plotësisht efikas për të informuar dhe për të tërhequr kompanite per të marrë pjesë në programin e CSR. Hapi tjetër ishte krijimi i jurisë; paralelisht u bënë edhe aplikimet e kompanive në internet. Ne ceremonine e ndarjes se çmimeve u dhane 5 çmime për ndërmarrjet e mëdha dhe 5 çmime për SME. Me pas u organizuan aktivitete për mardhënien me publikun për kete program si per shembull pjesëmarrja në seminarin Global Compact organizuar nga UNDP-ja dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës për të promovuar CSR në Shqipëri, botimi i nje artikulli per konceptin dhe rezultatet e CSR në Shqipëri në revistën Monitor; artikuj te tjere mbi CSR dhe ndërgjegjësimin i trajnuesve të biznesit në Tiranë dhe ne rajone për; emision radiofonik në Radio Tirana (2 emisione për CSR), etj.
Partnerët: ARZH Tirane, InWent & Iltis Germany, Basme Macedonia, Dhoma e Tregtise Serbi, Dhoma e Tregtise Bosnje dhe Hercegovine.