EDEM/USAID

WB
21 Mars, 2018
ISB
21 Mars, 2018

Projekti:Analiza e fizibilitetit per ADAMA (Albanian Dairy & Meat Association – Shoqata shqiptare e bulmetit dhe mishit)

Objektivat: Rishikimi i fizibilitetit dhe qëndrueshmërisë së Adama si një shoqatë e vetëqëndrueshme. Gjithashtu, ky projekt ka per synim për të ndihmuar menaxhimin dhe bordin për të zhvilluar aktivitete strategjike që do të rrisin qëndrueshmërinë afatgjate të shoqatës.

Implementimi i projektit: Studimi i fizibilitetit paraqet rezultatet e pjesës së parë të këtij projekti, përkatësisht vlerësimin e realizueshmërinë dhe qëndrueshmërisë së Adama si një shoqatë e vetëqëndrueshme. U vlerësua mundësia dhe qëndrueshmëria e Adama si një shoqatë e pavarur dhe vetë-qëndrueshme në mbështetje të sektorit të qumështit në Shqipëri. U bë një rishikim i personelit dhe organizimit Adama, duke perfshire strukturën e anëtarësimit si dhe nevojat dhe kërkesat e tyre për shërbim;situata e përgjithshme financiare dhe asetet në dispozicion të saj. Studimi i fizibilitetit ka dhënë përgjigje për problemet kryesore organizative të tilla si: identifikimi i faktorëve kritike për suksesin dhe qëndrueshmërinë së Adama, si një organizatë vetë-mbështetëse financiarisht; vlerësimi i burimeve ekzistuese të Adama ne raport me faktorët kritike të suksesit; vlerësimi i nevojës për burime shtesë për të plotësuar nevojat e identifikuara, si dhe aftësinë e Adama për të përmbushur këto kërkesa;vlerësimi i potencialit të shërbimeve ekzistuese dhe të ardhshme që mund të ofrohen nga Adama dhe laboratori i saj; parashikimet financiare sipas skenareve të ndryshme të të ardhurave dhe shpenzimeve të pritshme, vlerësimi i realizueshmërisë së shërbimeve individuale të ofruara nga Adama dhe vetë Adama si një institucion i vetë-qëndrueshem; rekomandime Bordit të Drejtorëve të Adama në bazë të analizave të kryera si pjesë e kësaj detyre

Partnerët: ARZH Tirane, Pavli Kisi