Projekti:Studimi i tregut të sektorit të ndërtimit në Shqipëri
Objektivat: Ndikimi i sektorit të ndërtimit në ekonominë lokale të vendit. Një vështrim i përgjithshëm i sektorit dhe evoluimit te tij si dhe i nevojave qe ka pasur gjatë kohëve të fundit. Programet e investimeve dhe planeve për zhvillim për vitin 2005 dhe më gjerë.
Implementimi i projektit: U studiua nje draft qe trajtonte keto tema: Situata ekonomike dhe sociale e vendit; pozita e qeverisë italiane në programet dypalëshe që lidhen me investimet publike dhe private në fushën e ndërtimit në Shqipëri; gjendja e sektorit të ndërtimit dhe sektorë të tjerë si aksesi i infrastrukturës, potencialet e tregut te turizmit, aksesi i tregjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, stimujt dhe mbështetjet e dhëna nga institucionet perkatese për tregun e ndërtimit.Të dhënat janë mbledhur nëpërmjet intervistave me një grup prej 100 SME për të matur deri në çfarë mase janë plotësuar treguesit e lartpërmendur në lidhje me sektorin e ndërtimit. Tema të tjera që ky studim ka analizuar janë: tregu i Real Estate, tregu i punës në sektorin e ndërtimit, operatorët financiare dhe burimet e financimit, kuadri fiskal, programet ndërkombëtare të ndërtimit në Shqipëri, etj. Studimi u prezantua në Romë në dhjetor 2005.
Partners: ARZH Tiranë me mbështetjen e ARZH-ve te Fierit, Vlorës, Shkodrës dhe Korçës