Projekti:Punësimi dhe promovimi i sipërmarrjes nëpërmjet trajnimeve dhe zhvillimin e aftësive në zonën e Bathores.
Objektivat: Ky projekt ka per synim kontributin për rritjen e produktivitetit dhe punësimit ne tregun e punës në rajon nëpërmjet trajnimit dhe nxitjes për të krijuar një biznes të vogël. Gjithashty, ky projekt synon te arrije nje lobim efektiv për të nxitur nje bashkëpunim më të ngushtë mes pushtetit lokal dhe institucioneve të tjera për hartimin e programeve mbështetëse për banoret e kesaj zone.
Implementimi i projektit: Zona Bathore ka përqindjen më të lartë të papunësisë në Tiranë. Për këtë arsye, zhvillimi i sipërmarrjes private është një komponent i rëndësishëm në ekonominë lokale dhe kombëtare. Projekti ka kaluar nëpër këto faza: Vlerësimi i nevojave të grupit të synuar të përfshire në kete projekt; inkurajimi, punësimi, arsimimi dhe kualifikimi i të rinjve që synojnë integrimin e tyre në jetën normale dhe rritjen e të ardhurave tëtyre; ofrimi i njohurive dhe këshillave në aftësitë menaxheriale, organizimi i trajnimit dhe shërbimeve dhe formave të tjera të mbështetjes për të motivuar njerëzit e papunë për të zhvilluar idetë e tyre të biznesit nëpërmjet zhvillimit të aftësive në këto drejtime;asistencë të drejtpërdrejtë për individët qe interesohen për të marrë kredi nga institucionet e mikro-kreditit, të krijuara posaçërisht në këtë rajon;krijimi i një databazë lokale me të papunët, personat e biznesit, punëkërkuesit e kualifikuar, potencialet për kredi, etj; 100-120 të rinj u trajnuan në fusha të ndryshme. Rreth 36 persona morren pjese në trajnimin praktik të sipermarrjeve te veshjeve dhe këpucëve. 12 përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij projekti u punësuan në ndërmarrjet e lartpërmendura.
Partnerët: ARZH Tirane, Zyra e CoPlan në zonën e Bathores