ETF/INSTAT/MoET

OECD & EBRD
21 Mars, 2018
PARTNERS ALBANIA
21 Mars, 2018

Projekti:Perkrahja e SME-ve dhe menaxhereve te SME-ve ne Shqiperi – Nje ankete kombetare e SME-ve

Objektivat: Bazuar në termat e referencës të siguruara nga ETF, qëllimi i projektit ishte që të krijojë një sistem efikas informacioni të SME te bazuar mbi statistikat e INSTAT, dhe me të dhëna të kanalizuara përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregtisë. Kjo bazë të dhënash do të përfshijë informacion të përditësuar sasior dhe cilësor mbi prodhimin e SME-ve; potencialet e eksportit, mundësitë per investime, teknologji, dhe linja të reja kredie. Në këtë mënyrë, projekti synon të shërbejë si një mjet efikas referimi per SME-te ne Shqiperi

Implementimi i projektit: ARZH, në bashkëpunim me INSTAT, kanë kryer një studim të gjerë me mbi 1000 biznese të përzgjedhura në vend, bazuar në sektorët prioritarë të përcaktuara nga qeveria si: agro-biznesi, përpunimi i materialeve lokale të para, SME të orientuara drejt eksportit, turizmi, etj. Sondazhi ka dhënë informacione mbi llojin e bizneseve, numrin e punonjësve, vendndodhjen e saktë, sektorin i tregut/grupet kryesore të klienteles, nevojat per trajnim dhe teknologji shtese, nevojat per zgjerim dhe zhvillim, nevojat dhe aftesite e stafit, nevojat per kredititim, mundësite  per zgjerim ne treg, mundesite per partneritete potenciale dhe të dhëna te tjera relevante. Ky është një sistem bazuar në një rrjet elektronik në të cilin palët e interesuara mund të gjejne çdo informacion të dobishëm për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.

Partners: Rrjeti ARZH, INSTAT, MoET