Projekti: Te punojme per sipermarrjen e te rinjve dhe grave me ate te trajnimit dhe zhvillimit te aftesive ne Shqiperi.
Objektivat: Qëllimi i projektit ishte për të ndihmuar gratë dhe te diplomuarat e reja femra në rajonet e përzgjedhura të Shqipërisë për të zhvilluar kapacitetet e tyre individuale për drejtimin e një biznesi, nëpërmjet trajnimit formal dhe jo-formal dhe përvojës praktike të punës.
Implementimi i projektit: Projekti u mundsoi punëdhënësve lokale një fuqi punëtore të kualifikuar, e cila ishte trajnuar dhe konsultuar mirë gjatë programit të detajuar. Kompanitë kanë marrë ekspertizë të specializuar ne menyre qe të jenë të përgatitur me rregullat e reja të ekonomisë së tregut dhe procedurat. Projekti gjithashtu ka ndihmuar SME-të e reja dhe ekzistuese në pronësi nga gratë, veçanerisht ato që kanë nevojë për mbështetje speciale për të përmirësuar menaxhimin e tyre të biznesit në procesin e ndërtimit të një ekonomie të fortë. Pra, rrjeti ARZH ka ndihmuar/ konsultuar dhe trajnuar grupe të posaçshëm si per shembull huamarrësit e Fondacionit BESA si dhe institucione të tjera të mikro-kredive. Projekti është zbatuar në të gjitha keto rajone: Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Krujë, Shkodër, Gjirokastër dhe Vlorë. Disa të dhëna mbi projektin jane keto: Implementimi i kurseve të trajnimit për mbi 150 gra, mbështetje të vazhdueshme për ndjekesit e kurseve të trajnimit dhe seminareve, identifikimi i një grupi kryesor i te trajnuarve dhe asistence në aplikimin e tyre për mikro kredi; ndjekja, vlerësimi dhe raportimi etj
Partnerët: ARZH-te ne rajonet e lartpermendura