DANIDA

GTZ-AFC
21 Mars, 2018
ISDA – INSTITUTIONAL, SUSTAINABLE AND DEVELOPMENT ASSOCIATION
21 Mars, 2018

Projekti: Suporti i grave ne zonat rurale

Objektivat: Aktivizimi i grave duke u dhënë atyre mundësine per të qene së bashku duke diskutuar disa çështje të tilla si: mbrojtja e familjes, të drejtat e njeriut, dhuna dhe trafikimi i graves si dhe mënyrat e reja të reduktuar këtë fenomen shume negativ brenda zonës. Implementimi i këtij projekti ishte për shkak të Strategjisë Kombëtare të Shqipërisë ne luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Implementimi i projektit: Projekti është implementuar në zonën e Dibrës dhe komunave përreth si Maqellare e Bulqizë dhe kishte përfshirjen e grave në sfidat e dhëna nga tregu i punës. Projekti u fokusua ne forcimin e mundësive ekonomike si dhe pavarësinë e grave. Ne kete projekt u zhvilluan 6 trajnime si dhe seminare dhe workshop-e te kryera pranë ndërmarrjeve lokale, ku çështje kryesore ishte krijimi i mundësive të reja të punës per grate. U hartua një gazete mujore për gratë, e cila mbulon problemet e përditshme të grave si dhe çështjet e rajonit dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet vendore kompetente.

Partnerët: ARZH Tirane , Forumi i Grave te Dibres, Shoqata e Planifikimi Familjar te Shqiperise