WB

ORT/USAID
21 Mars, 2018
GTZ-AFC
21 Mars, 2018

Projekti: Projekt trajnimi per te papunet dhe mundesite e vete-punesimit per qytetaret e zones se Bathores

Objektivat: Qëllimi i këtij projekti në kuadrin e “Shpërndarjes se Shërbimeve Sociale (PPU)” ishte për të ndihmuar të rinjtë dhe gratë në Tiranë (veçanërisht qytetarët e Bathores) të përdorin aftësitë e tyre individuale dhe të zhvillojnë idete e tyre të biznesit duke organizuar kurse në kuadër të stimulimit e krijimit të biznesit të tyre apo vetë-punësimit dhe kryesisht përmirësimin e jetës së tyre brenda komunitetit lokal.

Implementimi i projektit: Programi u përqëndrua në të papunët në mënyrë që të stimulojë zhvillimin e biznesit privat dhe krijimin e vendeve të reja pune. Projekti u realizua në zonën e Bathores; afërsisht 130-150 të rinjë kishin mundësi për të fituar njohuri në aftësitë e formimit profesional, të aplikuara në skemat e kredive ne menyre qe te përmirësojne jetën e tyre familjare. Projekti gjithashtu kishte një përkrahje institucionale nga stafi i ARZH-se gjatë dhe pas mbarimit te këtij programi. Shërbimet e kujdesit për bizneset e reja të vogla (dyqane, kioska, shërbimet e shitur, dyqan bukurie, etj) u dhanë vazhdimisht nga stafi jone në mënyrë që të menaxhohej sa më mirë kapaciteti i te punesuarve te rinj etj. U krijuan 8 vende të reja pune.

Institucioni Implementues: ARZH Tirane