RISI Albania

Sistemet e Inovacionit në BE – Sektori i Jahteve
26 Qershor, 2020
WORLD VISION & GIZ
19 Nëntor, 2020

Projekti: Zbatimi i modelit Albergo Diffuso në Shqipëri: Faza e vlerësimit – Konsulencë për hartimin e planit të biznesit për fshatin e zgjedhur Dhoksat-Gjirokaster

Viti: Dhjetor 2019 – Mars 2020

Objektivi: Zhvillimi i një plani biznesi për një fshat të zgjedhur, që do të pilotohet si modeli i parë i Alberghi Diffusi në Shqipëri.

Rezultatet e pritshme: Mbështetja e sipërmarrësit kryesor dhe pjesëmarrja në vizita, takime dhe fokus grupe në Dhoksat, duke bashkëpunuar ngushtë me anëtarët e tjerë të ekipit, duke udhëhequr në zhvillimin e:

  • Një plan biznesi narrativ duke përfshirë një vizion; qëllimet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata; një strategji marketingu; dhe një plan të burimeve njerëzore.
  • Një plan biznesi financiar duke përfshirë një buxhet, investimet, të ardhurat, pikat kritike sipas skenarëve të shfrytëzimit) dhe parashikimet financiare për pesë vitet e ardhshme.
  • Një plan pune që përfshin qëllimet kryesore, datat dhe planet e veprimit, me kornizën kohore dhe piketat e përcaktuara qartë.
  • Diagrami organizativ i biznesit, që përcakton nevojat e burimeve njerëzore dhe nevojat për trajnim.
  • Një listë e nevojave për përmirësim në infrastrukturën dhe mjediset e fshatit (rruga, furnizimi me energji elektrike dhe ujë, sistemi i ndriçimit të fshatit, menaxhimi i mbeturinave, atraksionet dhe monumentet etj.)