Agjencia Jonë

Misioni i saj eshte mbështetja e zhvillimin te sektorit të SME-ve në rajonin qendror dhe perëndimor të Shqipërisë, me konkretisht në Tiranë, Durrës dhe Kavajë.
Gjatë 19 viteve pervoje dhe aktualisht, disa prej detyrave më të rëndësishme te ARZH kane te bejne me trajnimin, mbledhjen dhe shpërndarjen e informacionit tek biznesmenët, nxitjen e marrëdhënieve të biznesit në vend dhe jashtë vendit, krijimin e shërbimeve dhe lehtësimin e financimit të projekteve të dizajnuara për të ndihmuar biznese të reja, promovimin dhe organizimin e ngjarjeve me një ndikim të rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe përparimin shoqëror të rajonit qe ARZH mbulon me ekspertizen e saj.

Gjatë kësaj kohe, Agjencia ka punuar cilesisht për të rritur ekspertizën e saj përmes rekrutimit dhe trajnimit të personelit si këshilltarë te biznesit, eksperte lokale dhe trajnues profesionistë.
Para 1998 Agjencia Rajonale e Zhvillimit (SME) ka operuar nën emrin e Agjencisë Rajonale te Biznesit Tiranë (ARB) dhe ishte një nga shtatë agjensite e ngritura nën mbikqyrjen e Fondacionit SME.

Agjencia Rajonale e Biznesit është themeluar në prill 1992 si një organizatë (join stock company) cka nuk i lejonte asaj te bashkëpunonte me shume projektet e donatorëve të huaj. Kështu në vitin 1998 statusi i saj mbeshtetur ne ligjin ne fuqi per shoqatat/qendrat/fondacionet ndryshoi në OJQ. Në të njëjtën kohë, për të pasqyruar nevojat per zhvillim dhe ndryshimin e biznesit, për të mbështetur shërbimet dhe projektet rajonale ekonomike, agjencia e ndryshoi emrin e saj në Agjencinë Rajonale te Zhvillimit (SME), pra ARZH.
Nga prilli 1992 deri në korrik 1997 ARB Tiranë, siç quhej në atë kohë, ka marrë mbështetje financiare nga Programi PHARE i BE-së si dhe nga Qeveria Shqiptare. Me ndërprerjen e financimit te Fondacionit SME ne 1997, ARB Tiranë u bë vetë-financuese, duke mbuluar shpenzimet e veta operative përmes të ardhurave nga tarifat e ngarkuara për klientët për shërbimet e ofruara.

Në vitin 1998 ARB mori rolin e saj të ri si Agjencia Rajonale e Zhvillimit (SME) dhe është regjistruar plotësisht si një OJQ.

Objektivat

  • Zhvillimi i kapaciteteve të saj si një qendër kryesore në rajon përmes ofrimit të trajnimit, shërbimeve te konsulences dhe informacionit për komunitetin e biznesit, OJQ-vë, qeverise, etj.
  • Sigurimi i një shërbimi të decentralizuar të informacionit mbi komunitetet, politikat kombëtare si dhe treguesit për ndërmarrjet e reja dhe ekzistuese.
  • Këshillimi dhe mbështetja e kompanive dhe OJQ-ve në synimin e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet e komunitetit ose për të zgjidhur vështirësitë në zbatimin e masave dhe direktivave te komunitetit dhe shtetit shqiptar.
  • Krijimi i një rrjeti të partnerëve për të bërë të mundur shkëmbimin e informacionit mbi dispozitat ligjore dhe rregullatore kombëtare dhe rajonale, si dhe procedurat e zbatimit të cilat janë me interes të drejtpërdrejtë në zhvillimin social ekonomik të Shqipërisë.
  • Forcimi i rolit te OJQ-ve në një shoqëri demokratike në zhvillim.

Strategjia e RDA


Që nga viti 1992, strategjia e ARZH Tiranë ka pasur në shënjestër ekskluzivisht sigurimin e shërbimeve mbështetëse për SME-te. Përveç kësaj, pas vitit 1998, strategjia e ARZH-së ka për qëllim të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh në zhvillimin organizativ dhe te lidershipit per OJQ-te, qeverine, individë, etj. Për të arritur qëllimin e saj, Fondacioni ARZH Tirane punon me nje shumëllojshmëri sektorësh në identifikimin e fushave për bashkëpunim dhe mbështetje, identifikimin e partnerëve me vizione/qëllime/role te ngjashme per promovoimin ne mënyrë aktive të zhvillimit ekonomik të rajonit të Tiranës, ne identifikimin e fushave për bashkëpunim dhe përkrahje në kuadër të Pushtetit Lokal.

Bordi Jone


Ut molestie a, ultricies porta urna. Vestibulum commodo volutpat a, convallis ac, laoreet enim. Phasellus fermentum in, dolor. Pellentesque facilisis. Nulla imperdiet sit amet magna. Vestibulum dapibus, mauris nec malesuada fames ac turpis velit, rhoncus eu, luctus et interdum adipiscing wisi. Aliquam erat ac ipsum. Integer aliquam purus. Quisque lorem tortor fringilla sed, vestibulum id.

Pavli Kisi

Chairman

Freelance Expert


Genci Mita

Secretary

Owner "SEJEGA" LTD


Mimoza Bezhani

Freelance Expert


Robert Borova

Owner "Albanian Shoes" LTD


Ilia Cili

Manager at "Albanian Motors Company Ford"


Ne punësojmë vetëm specialistët më të mirë



Ilir Rembeci

Executive Director


Jora Marko

Specialiste Finance


Jorgo Dhimarko

Research Specialist


Arben Rrapo

Research Specialist