OFSA

SIVET UNDP
21 Mars, 2018
IPARD LIKE
21 Mars, 2018

Projekti:“Mbeshtetja e biznesit social te riciklimit duke advokuar per arsimimin e te rinjve rome”

Objektivi: Mbeshtetja e nje biznesi social tashme ekzistues i cili ka premisa mjaft te mira per te qene nje model mjaft pozitiv ne komunitetin Rom dhe nga ku do mund te perfitojne shtresat me ne nevoje te ketij komuniteti. Promovimi i nje modeli te tille do luftoje stigmen qe shpesh e perndjek komunitetin Rom duke treguar qe mund te jene mjaft inovativ dhe mund te menaxhojne nje biznes te qendrueshem. Kjo rrit besueshmerine tek brezat e ardhshem dhe jep nje perqasje holistike. Nepermjet ketij projekt propozimi CAAP dhe RDA deshirojne te advokojne ne emer te ketij komuniteti ne nje menyre indirekte dhe inovative.

  • Ngritje kapacitetesh per nivelin drejtues dhe zbatues te organizates Romani Baxt
  • Rritja e vizibilitetit te organizates,  promovimi i punes se bere deri me sot dhe advokimi per te drejtat e ketij komuniteti
  • Zgjerimi gjeografik i zones se nderhyrjes dhe tipologjise se produkteve te riciklueshme  (qelq, plastike, scrap, leter etj)
  • Replikimi i te njejtit model ne qytetin e Elbasanit (me target grupin eksistues te romeve pjesemarres ne skemat e mepareshme te gjenerimit te te ardhurave)
  • Gjenerim aktivitetsh me sens ekonomik per nje impakt me te mire te organizates rome
  • Lobim me pushtetin vendor dhe organizatat te tjera lokale qe operojne ne fushen e riciklimit per te permiresuar skemen aktuale te mbledhjes se mbetjeve te riciklueshme
  • Krijimi i nje grupi me 10-12 persona te pa angazhuar me pare ne shoqata te ngjashme te cilet do te informohen dhe aftesohen per te realizuar mbledhjen e materialeve te riciklueshme neper rrjetet e insitucioneve publike sipas nje grafiku te rene dakord me pare

Implementimi i projektit: Faza një e projektit ka përfunduar. Kjo fazë konsistoi ne veprimtaritë e mëposhtme:

  • Pergatitja e te gjitha materialeve, moduleve te trainimit, ceshtjeve te tavolines se rrumbullaket, printimit dhe identifikimit te materialeve te ndryshme, printimit te tyre, pergatitjes se CD perkatese
  • Vizita ne terren ku gjate muajve te pare te fazes se pare u punua ngushte per zhvillimin e kapacitetetve te shqtes Romani Bax
  • Vizita informuese ne Elbasan prane shoqatave rome
  • Vizita ne terren prane kompanive ricikluese Everetst IE, Zodiak  si dhe intensifikuan kontaktet me aktoret lokale te Tiranes si Bashkia Tirane, Minibashkia 5, shoqeria civile organizata per mbrojtjen e mjedisit per te mundesuar  pjesemarrjen e tyre ne kete projekt
  • Implementim faktik ne terren te trainimeve ne Tirane me tema per etiken ne pune, riciklimin, organizimi i shoqates dhe zhvillimi i konceptit te biznesit dhe aktivitete qe gjenerojne te ardhura

Faza 2: Rritja dhe replicimi i nje filiali te ri organizates

  • Lidhja me shoqaten e ricikluesve te Shqiperse nepermjet organizimit te takimeve te ndryshme.
  • Organizimi i nje tryeze te rrumbullaket me autoritetet e pushtetit vendor, donatore te ndryshem, organizata te tjera qe operojne ne kete fushe
  • Hartimi  dhe printimi materialeve promocionale si kartvizita, broshura, etj
  • Zgjerimi gjeografik i zones se nderhyrjes
  • Rritjen e numrit te kontakteve me biznese te ndryshme nepermjet nje marreveshje bashkepunimi
  • Perfshirja e nje grupi prej 10-12 vetesh te rinje ne skemat e reja te riciklimit,
  • Replikimi i te njejtit model ne qytetin e Elbasanit
  • Ngritja e filialit RB ne qytetin e Elbasanit
  • Mbeshtetja e stafit te Elbasanit ne strukturimin e organizates
  • Lobimi per te bere organizaten te njohur dhe per te krijuar kontaktet e para