PMU METE, PROGRAMI ITALIANO-SHQIPTAR MBI ZHVILLIMIN E NVM-ve

OSCE & Embassy of Canada
21 Mars, 2018
SIVET UNDP
21 Mars, 2018

Studimi:“Ndërtimi i një Sistemi informacioni për NVM-te si dhe rritja e NVM-ve inovative në Shqipëri”. Faza e dyte e projektit:

Objektivi: Objektivi i studimit është mbledhja dhe analizimi i të dhënave në lidhje me konkurrencën e sektorit industrial shqiptar dhe në veçanti NVM-te. Një tjetër qëllim eshte identifikimi i treguesve që masin aftësitë e NVM-ve për të konkurruar në tregjet rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Studimi trajton faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në performancën e NVM-ve.

Implementimi i projektit: Vlerësimi i një kompanie është rezultati i burimeve të mëposhtme: Vështrime nga sipërmarrësit dhe pronarët e NVM-ve, të mbledhura përmes diskutimeve të fokus grupeve dhe intervistave; kontribute nga ekspertë të NVM-ve, politikë-bërësit, përfaqësues të shoqatave të ndërmarrjeve private, organizata ndërkombëtare dhe bilaterale që kanë të bëjnë me çështjet e NVM-ve; pune kerkimore dhe analiza, të kombinuara me gjykimin e ekperteve te PRODAPS dhe METE.

Shumë tregues u vlerësuan për qëllimet e këtij studimi. Këto përfshijnë disponueshmërinë e fuqisë punëtore (si të kualifikuar ashtu dhe të pakualifikuar), produktivitetin, teknologjine e adoptuar, aksesi infrastrukturor, aksesi në kredi, aksesi në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare, stimujt dhe mbështetjet institucionale dhënë në tregun shqiptar.

Për të matur deri në çfarë mase janë plotësuar treguesit e lartepermendur u kryen intervista me një grup prej 150 NVM-sh. Kjo anketë mundesoi disa pika referimi mbi treguesit kryesorë për ndërhyrjet efektive dhe në vlerësimin e efektivitetit te NVM-ve në arritjen e objektivave të tyre.

Anketa e SME-ve kishte në shënjestër katër rajone: rajoni verior (Shkodër, Lezhë dhe Kukës), rajoni qendror (Tirana, Durresi, Elbasani), rajoni jug-perendmor (Fier, Vlore, Berat), dhe rajoni jug-lindor (Korça dhe Gjirokastra). Sondazhi gjithashtu mori parasysh ndarjen gjinore të sektorit të biznesit duke shtuar një perspektivë gjinore ne situatën e përgjithshme të rajoneve të anketuara.