Agjencia Rajonale e Zhvillimit Tiranë, organizoi veprimtarinë për lançimit e Projektit me titull “Erasmus Për Sipërmarrësit e Rinj”, financuar nga Bashkimi Europian.

EEY EU Project.2
May 21, 2018
Takim Konsultativ me OSHC-të në Vlorë
November 1, 2018

Programi “Erasmus për Sipërmarrësit e Rinj” ofron mundësi reale për sipërmarrës të rinj shqiptarë për të punuar përkrah sipërmarrësve me eksperiencë në vendet e BE dhe zhvilluar më tej aftësitë profesionale në biznes. Ofrohet një mundësi qëndrimi në të gjitha vendet e BE-së, por dhe ku ARZH ka partnerët mbështetës në projekt. Kompanitë shqiptare gjithashtu, në sajë të këtij programi mund të mirëpresin sipërmarrës të rinj nga vende të BE-së për të ndarë eksperiencën e tyre në Shqipëri. Falë punës së shkëlqyer të sipërmarrësit të huaj dhe të ngritjes së rrjetit të ri të bashkëpunimeve, kompanitë pritëse mund të zgjerojnë aktivitetet dhe tregjet e tyre në vende të BE-së.

Aktiviteti kishte si qëllim:

  • Promovimin e projektit, misionin, objektivat dhe aktivitetet.
  • Rolin e ARZH-së si implementuese e këtij projekti të BE-së në Shqipëri,
  • Nxitjen e sipërmarrësve të rinj dhe kompanive pritëse për t’u përfshirë/përfituar në program
  • Mbështetjen e programit nga aktorët politikbërës si Ministritë e Linjës dhe agjensitë e tyre
  • Rolin e shoqatave në mbështetje të sipërmarrjes në Shqipëri
Gjatë aktivitetit u informuan pjesëmarrësit në lidhje me mundësitë e përfshirjes së sipërmarrësve të rinj dhe kompanive pritëse, aplikacionet e nevojshme në Webin përkates, si dhe detaje të tjera.

Eventi u zhvilloha në datën 28 Qershor 2018, në orën 09:30-12:30 në HOTEL TIRANA INTERNATIONAL, salla BLU.